Pas këtyre ditëve me temperatura të larta, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion labil atmosferik.
Nga dita e hënë deri të mërkurën moti nuk do të jetë stabil, meqë do të jetë i përcjellë me erëra dhe riga shiu të cilat vende-vende do të shndërrohen në reshje të intensitetit mesatar, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Tutje në njoftim thuhet se si pasojë e luhatjeve të temperaturave dhe këtyre erërave gjatë gjysmës së parë të javës do të ketë kushte edhe për shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 17-21 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi mbi 12 m/s.
Dalin pamjet nga gjyqi, Ilir Meta brenda në kafazin e xhamit
Në Spitalin e Mitrovicës kryhet me sukses operacion për kanc...
Tre persona të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në ...
Tronditet Holanda, Simons humbet Botërorin
Vrasja e dyfishtë në Lezhë, identifikohen 2 automjete të për...
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...