Ky është 20 vjeçari nga Kosova që u vra mbrëmë në Zvicër

15:17 | 27 Shtator 2021

Mosmarrëveshja masive solli vdekjen e 20-vjeçarit nga Kosova dhe lëndimin e gjashtë personave të tjerë, ku disa prej tyre janë plagosur rëndë.

Mediat zvicerane raportojnë se ngjarja ndodhi në një pikë karburanti në zonën Schäracher, Kantoni i i Luzernit, ku Ardit Nikçi ka vdekur si pasojë e plagëve të marra.

Arsyeja që solli te mosmarrëveshja është subjekt i hetimit të policisë.

Sipas policisë, një këtë grup të rinjsh të përfshirë në konflikt janë njerëz nga Siria, Iraku, Maqedonia e Veriut dhe Zvicra, shkruan albinfo.ch.

Policia ka arrestuar disa persona mbrëmjen e së dielës.

Rrjedha e saktë e krimit është ende e paqartë. Prandaj policia e Luzernit po kërkon dëshmitarë. Njerëzve që kanë bërë vëzhgime në lidhje me konfliktin u kërkohet të raportojnë në policinë e Lucernit në 041 248 81 17.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara