Kuvendi zgjedh dy drejtorë të bordit të KOSTT-it

17:59 | 21 Janar 2022

Liza Marku dhe Sead Mujovi janë zgjedhur si drejtorë të bordit të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës – KOSTT.

Marku është votuar për drejtoreshë të bordit të kësaj ndërmarrje sipas kuotës gjinore për pjesën tjetër të mandatit të mbetur deri në vitin 2024. Ndërsa, Sead Mujovi është zgjedhur drejtor i bordit nga radhët e komunitetit joshumicë në këtë kompani publike.

Kandidatë për drejtorë të KOSTT-it ishin Liza Marku dhe Anita Cucoviq.

Ndërsa, nga radhët e komunitetit joshumicë Hajrije Shkriel dhe Sead Mujovi.

Kryetari i komisionit votues, Hajdar Beqa tha se në këtë votim kanë votuar 83 deputetë.

“Në votim kanë marrë pjesë 83 deputetë, të pavlefshme kanë qenë katër fletëvotime, votat e fituara për kandidatët e propozuar për zgjedhje të anëtarëve të bordit të ndërmarrjes-KOSTT, sipas kuotës gjinore janë Liza Marku ka fituar 73 vota dhe Anita Cucoviq ka fituar gjashtë vota. Sipas këtij rezultati, komisioni konstaton se zonja Liza Marku është zgjedhur drejtore e bordit të ndërmarrjes së KOST-it”, tha Beqa./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara