Kuvendi i Kosovës njofton se do të mbajë sonte seancë të jashtëzakonshme, duke filluar nga ora 18:00.
Në rend dite janë 11 projektligje që do të shqyrtohen nga deputetët.
Në mesin e pikave, është edhe shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksave vjetore për vitin 2024, votimi në lexim të dytë i Projektligjit për kadastër të pronës së paluajtshme dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Agjencinë e Regjistrimit Civil.
Rendi i ditës:
Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksave vjetore për vitin 2024,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore,
Shqyrtimi i dytë i Projekt Kodit doganor dhe të akcizave, nr. 08/L-247,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-255 për shërbime sociale dhe familjare,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-182 për Konfliktet Administrative,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-227 për përfaqësimin e institucioneve shtetërore në procedura gjyqësore dhe arbitrazh,
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-237 për kadastër të pronës së paluajtshme,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-218 për organizimin e tregut për produktet bujqësore,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-250 për ndryshime klimatike,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-244 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-043 për lirinë e asociimit në organizata joqeveritare,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-240 për Agjencinë e Regjistrimit Civil./Arbresh.info
Rusia nisi sulmin ajror më vdekjeprurës në disa muaj, duke v...
Pacolli: Projekti që duhej të ishte krenari, sot rrezikon të...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për veprën p...
Kryeministrja italiane pas takimit me Ramën: Fokusi te mbroj...
Presdentja në detyrë nesër bën homazhe në Poklek e Çitakovë
E konfirmon trajneri, Rexhbeçaj do të largohet nga Augsburgu