Kuvendi sot mbanë dy seanca plenare

07:31 | 24 Nëntor 2022

Kuvendi i Kosovës, më fillim nga ora 10:00, do të mbajë seancën e parë plenare. Seanca do të fillojë me deklarimet jashtë rendit të ditës, pastaj me pyetjet parlamentare dhe do të përfundojë me propozimin e dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Kurse nga ora 14:00, Kuvendi do të vazhdojë seancën e dytë plenare me pikat e papërfunduara nga seanca plenare, të datës 10 nëntor 2022.

Kuvendi do të bëj: shqyrtimin e parë të Projektligjit për Prokurorinë Speciale, shqyrtimin e parë të Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, shqyrtimin e parë të Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal i Republikës së Kosovës, shqyrtimin e parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

Po ashtu Kuvendi do të bëj shqyrtimin i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksave vjetore për vitin 2023, shqyrtimin e Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021, shqyrtimin e raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021, shqyrtimin e raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2021, shqyrtimin e Propozim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr.09/99 datë 30 shtator 2022, për zgjedhjen e Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave dhe shqyrtimin e ekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Telekomit të Kosovës për vitin 2021./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale