Kuvendi sot mban seancën e parë të sesionit vjeshtor

07:00 | 20 Shtator 2021

Pas pushimit veror, deputetët e Kosovës do t’iu drejtohen sot ulëseve të Kuvendit në seancën e parë plenare për sesionin vjeshtor.

Seanca do të fillojë me pikat e rëndomta, deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, për të vijuar me shqyrtimin e parë të Projektligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës dhe atë për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit.

Rendi i ditës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit,
6. Formimi i komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për 8 (tetë) anëtarë nga komuniteti shqiptarë dhe 1 (një) anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara