Kuvendi i Kosovës, gjatë seancës së sotme plenare, ka miratuar katër projektligje në lexim të dytë.
Deputetët e mazhorancës i dhanë dritë të gjelbër, Projektligjit për provimin e jurisprudencës, Projektligjin për pijet e forta alkoolike, Projektligjin për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Kosovë, si dhe Projektligjin për mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve. Për këto projektligje deputetët e partive opozitare u përmbajtën nga votimet.
Krahas kësaj Kuvendi themeloi edhe Komisionin ad-hoc për përzgjedhjen e një anëtari të komunitetit shqiptar në Bordin e Radio Televizionit të Kosovës.
Ndërsa me vota unanime u rikthye në komisionin për ekonomi, Projektligji për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës./telegrafi/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës