Kuvendi Komunal i Rahovecit miraton buxhetin për vitin 2021

15:38 | 29 Shtator 2020

Kuvendi i Komunës së Rahovecit, sot e ka mbajtur mbledhjen e nëntë të rregullt, ku me 19 vota për, 3 vota kundër dhe me 6 abstenime ka miratuar buxhetin e komunës për vitin 2021.

Buxheti i propozuar nga Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi për vitin 2021, e i cili u miratua me 19 vota të anëtarëve është 14, 216, 590 euro, të hyrat vetanake janë 1,061,093. 00 euro kurse grandet dhe transfreret është 13,155,497.00 euro. Buxheti është i shpërndarë sipas këtyre kategorive: Shpenzime rrjedhëse 9,593,956.00, paga dhe mëditje 7,622,634.00, 1,715,477.00, shpenzime komunale 280,500.00, subvencione 311,000.00, shpenzime kapitale 4,286,979.00.

Gjatë kësaj mbledhje janë miratuar edhe këto pika: Rregullorja Komunale për Tatimin mbi Pronën e Paluajtshme për vitin 2021; vendimi i Kryetarit të Komunës së Rahovecit për shpalljen “Qytetar Nderi” i Komunës së Rahovecit Tomor Kotorri; vendimi për caktimin e komisionit ad-hoc për zgjedhjen dhe zëvendësimin e anëtarit të Këshillit të fshatit Hoçë e Madhe si dhe Raporti i Performancës komunale janar-dhjetor 2019./arbresh.info

Lajmet më të lexuara