Me 25 vota për, as një kudër dhe një abstenim Kuvendi Komunal i Prishtinës ka votuar për shkarkimin e 20 aksionarëve të dhjetë ndërmarrjeve publike komunale.
Në mbledhjen nuk kanë marrë pjesë asamblistë të LDK-së e PDK-së.
Mbledhja është thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje dhe AAK-ja.
Në media ditëve të fundit është raportuar se zhvillimet e ditës së sotme rrezikojnë ta shpërbëjnë përfundimisht koalicionin, tashmë të lëkundur, mes LDK-së dhe PDK-së.
Sherri mes dy partive në pushtet komunal ka të bëjë me mos-mbështetjen e PDK-së për hartat zonale.
Kryetari i komunës së Prishtinës, qysh në shtatorin e vitit të kaluar kishte miratuar vendimin për formimin e një komiteti konsultativ për Hartimin e Planit Zhvillimor dhe Hartës Zonale.
Ky plan – që orienton zhvillimin e kryeqytetit – do të ishte tetë-vjeçar.Deri tash, nuk dihet saktë se cilat ishin mospajtimet specifike mes palëve, por dihet që PDK-ja nuk po pajtohet./eo
Humb jetën një punëtor në Prizren, e zë pakoja me qeramika
Reali rimerr vendin e parë në La Liga
Tottenham mposht Liverpoolin
Zjarri me 114 viktima në Irak, flet çifti: Jemi të mpirë, s’...
Bayern me përmbysje merr një barazim ndaj RB Leipzig
Ministri britanik mirëpret vendimin për shtimin e trupave të...