Kushtetuesja e shpallë të pavlefshëm vendimin e qeverisë për ndalimin e qarkullimit

17:00 | 31 Mars 2020

Gjykata Kushtetuese e ka shpallë të pavlefshëm vendimin e Qeverisë për ndalim-qarkullimin për shkak të koronavirusit.

Sipas Kushtetueses ky vendim nuk ishte në përputhshmëri me nenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës në lidhje me nenet 35 [Liria e Lëvizjes], 36 [E drejta e Privatësisë] dhe 43 [Liria e Tubimit] dhe nenet 8 (E drejta e jetës private dhe familjare), 11 (Liria e tubimit dhe asociimit) të KEDNJ-së dhe nenin 2 (Liria e lëvizjes) të Protokollit nr. 4 të KEDNJ;

Gjykata  po ashtu konstatoi se kufizimet që përmban Vendimi i kontestuar i Qeverisë përkitazi me të drejtat dhe liritë themelore kushtetuese të lartcekura, nuk janë të “përcaktuara me ligj”, andaj bien në kundërshtim me garancitë që përmbajnë nenet 35, 36 dhe 43 të Kushtetutës në lidhje me nenet respektive të KEDNJ-së, dhe me nenin 55 të Kushtetutës,i cili në paragrafin e tij të parë përcakton qartë që të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë, mund të kufizohen vetëm me ligj”, thuhet në vendim.

Ky aktgjykim, në pajtim me nenin 116.3 të Kushtetutës, nenin 20.5 të Ligjit dhe rregullin 60 (5) të Rregullores së punës, hyn në fuqi më 13 prill 2020./arbresh.info

Vendimi i plotë:

PËR KËTO ARSYE

 Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenet 113.2 (1) dhe 116 të Kushtetutës, në nenet  20 dhe 59 (2) të Rregullores së punës, më 31 mars 2020, njëzëri

VENDOS

  1. TË DEKLAROJË kërkesën të pranueshme;

 

  1. TË SHPALLË që Vendimi nr. 01/15 i Qeverisë së Republikës së Kosovës, i 23 marsit 2020, nuk është në përputhshmëri me nenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës në lidhje me nenet 35 [Liria e Lëvizjes], 36 [E drejta e Privatësisë] dhe 43 [Liria e Tubimit] dhe nenet 8 (E drejta e jetës private dhe familjare), 11 (Liria e tubimit dhe asociimit) të KEDNJ-së dhe nenin 2 (Liria e lëvizjes) të Protokollit nr. 4 të KEDNJ;
  • TË KONSTATOJË që neni 56 [Të Drejtat dhe Liritë Themelore gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme] i Kushtetutës nuk është i aplikueshëm në rrethanat e rastit konkret sepse nuk kemi të bëjë me “shmangie” nga të drejtat dhe liritë themelore;
  1. TË KONSTATOJË që, bazuar në nenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës, kufizimi i të drejtave dhe lirive themelore mund të bëhet “vetëm me ligj” të Kuvendit të Republikës së Kosovës;
  2. TË SHPALLË të pavlefshëm, në pajtim me nenin 116.3 të Kushtetutës, Vendimin e cekur në pikën II të këtij dispozitivi, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykimi;
  3. T’UA KUMTOJË këtë Aktgjykim palëve;
  • Ky aktgjykim, në pajtim me nenin 116.3 të Kushtetutës, nenin 20.5 të Ligjit dhe rregullin 60 (5) të Rregullores së punës, hyn në fuqi më 13 prill 2020; dhe
  • TË PUBLIKOJË këtë Aktgjykim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara