Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, përmes një postimi në facebook ka thënë se me kërkesë të deputetit Enis Kervan, Kryesia e Kuvendit do t’i drejtohet qeverisë me kërkesën për të ndarë fonde dhe për t’i ofruar ndihmë njerëzore Turqisë pas tërmetit tragjik.
“Të prekur nga ngjarjet tragjike të shkaktuara nga tërmetet e njëpasnjëshme në Turqi dhe Siri, nga mbledhja e sotme e Kryesisë së Kuvendit, kemi ndarë dhimbjen duke shprehur ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave, autoriteteve të vendit, dhe duke u lutur për shërimin e shpejtë të të lënduarve. Në të njëjtën kohë, me iniciativën e kryetarit të grupit të miqësisë, Kosovë -Turqi, deputetit Enis Kervan, Kryesia e Kuvendit do t’i drejtohet qeverisë me kërkesën për të ndarë fonde dhe për t’ofruar ndihmë njerëzore në mbështetje të përballjes së tragjedisë në Turqi”, ka shkruar Kusari Lila./arbresh.info
Fjala e plotë e Ministrit Konjufca në Këshillin e Sigurimit ...
Prokuroria nuk ka informacione se kush i dërgoi eksplozivët ...
Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrë...
Kamioni rrokulliset te hyrja veriore e autostradës “Ibrahim ...
Çmimet e produkteve elementare vazhdojnë të jenë të larta
Paralajmëron Trump: Nëse bisedimet dështojnë, pasojat për Ir...