Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka vizituar sot familjen e komandant Ahmet Kaçiku në 26-vjetorin e vrasjes së tij nga forcat serbe në Reçak.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se historia e familjes Kaçiku është shembull i kontributit e sakrificës për atdheun deri në vetëflijim.
“Sot 26 vjet më parë, Komandanti Ahmet Kaçiku ra heroikisht në një betejë e sakrificë sublime, gjersa mbronte trupat e 45 të vrarëve e të masakruarve nga forcat serbe në Reçak vetëm katër ditë më herët. I kthyer nga mërgimi, si luftëtar i dalluar e patriot, ai ndoqi gjurmët e gjyshit të tij Bajram Kaçiku, në mbrojtje të trojeve shqiptare. Historia e familjes Kaçiku është shembull i kontributit e sakrificës për atdheun deri në vetëflijim”, tha Kurti./Arbresh.info
Kapen mbi 30 mijë euro të padeklaruara në kufirin e Kosovës
24% e votave të numëruara: TOP 5 më të votuarit nga secila p...
Kongo, numri i të viktimave nga Ebola shkon në 100
Vrasja e 11-vjeçares në Francë, arrestohet edhe vëllai i të ...
“Investimet e huaja nuk shkatërrojnë mjedisin”, Rama: Ato nu...
Therje me thikë në Gjilan, arrestohen dy persona