Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka uruar komunitetin turk në Kosovë për Ditën Kombëtare të Turqve.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti shkroi se 23 prilli në Turqi festohet si dita e sovranitetit kombëtar dhe festa e fëmijëve, përcjell Arbresh.info.
“Kjo ditë është një moment i veçantë për të nderuar kontributin e bashkëqytetarëve tanë të komunitetit turk në të gjitha fushat e jetës në Kosovë – në arsim, shëndetësi, institucione, art, biznes dhe shoqëri civile. Komuniteti turk është pjesë e pandashme e shtetit tonë shumetnik dhe një urë e rëndësishme e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Bashkëjetesa e përzemërt dhe harmonia që ekziston mes shqiptarëve, turqve dhe grupeve të tjera etnike është një aset i çmuar që na bën më të fortë dhe më të pasur si shoqëri”, ka shkruar Kurti
“Bashkëqytetarëve tanë nga radhët e komunitetit turk u uroj gëzim dhe lumturi për këtë festë të dyfishtë! Le të vijojmë me punë dhe angazhim për zhvillim, mirëqenie e miqësi gjithnjë e më të madhe”, shkroi Kurti./Arbresh.info
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun
Çeku: Shtëpia ku ndodhi masakra e 15 prillit 1999 në Lagjen ...
Haxhiu: S’kam besuar se do ta tejkalonim rezultatin e vitit ...