Takimi tjetër bilateral i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti ditën e sotme ishte me ambasadorin e ri jo-rezident të Jordanisë, Hazem Issam El-Khatib Al-Tamimi, të cilin e priti bashkë me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.
Duke e uruar për detyrën e re, Kurti shprehu vlerësimin për marrëdhëniet gjithnjë e në ngritje mes Kosovës dhe Jordanisë.
Ai e njoftoi ambasadorin për arritjet e vendit tonë në zhvillimin ekonomik, rishpërndarjen e rritjes ekonomike drejt qytetarëve, krahas shumë të arriturave të tjera, që kanë ardhur përkundër sfidave të sigurisë që i kemi pasur nga fqinji ynë verior përfshirë sulmet e vazhdueshme ndaj shtetit tonë.
Në vijim, kryeministri e njoftoi gjithashtu ambasadorin edhe për vendimin e sotëm të qeverisë, ku në mbledhjen e 247-të ndamë gjysmë milioni euro për ta ndihmuar popullin palestinez në Gaza./Arbresh.info/
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...