Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se në bisedë telefonike me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, ka shprehur shqetësimin për dhunën e milicisë serbë ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe mediave.
Ai shkroi në TWitter të mërkurën mbrëma se në Kosovë, pushteti mund të fitohet vetëm me votë, “e asnjëherë me dhunë”.
“E urova për rizgjedhjen dhe diskutova marrëdhëniet tona të mira dypalëshe dhe ngjarjet aktuale. E tregova shqetësimin tim për dhunën e milicisë serbe kundër Policisë, KFOR-it dhe mediave. Në Republikën tonë pushteti mund të fitohet vetëm me votë – asnjëherë me dhunë”, shkroi Kurti./Arbresh.info
Gresa e Festimi sërish prindër, zbulohet emri i veçantë i dj...
Begaj takon të moshuarit në Librazhd në Ditën Botërore të të...
Operatorët kabllorë në Kosovë shfaqin spote kërcënuese në se...
Tronditet Turqia/ Sulm terrorist pranë parlamentit në Ankara...
Kurti nesër takohet me kryetarët e komunave të Kosovës dhe m...
Haradinaj kujton protestën studentore të 1997: Paralajmëruan...