Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është përgjigjur shkurt sot lidhur me pritjet për një përgjigje nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pas ftesës zyrtare që u dërgua më 5 maj për formimin e një koalicioni qeverisës.
Gjatë një vizite në Gjilan, ku mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit për objektet e banimit të përballueshëm dhe social, Kurti u pyet nga gazetarët nëse pret përgjigje pozitive nga LDK. Megjithatë, ai nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke theksuar se:
“Ato janë çështje të Prishtinës, këtu jemi për banim”, tha ai shkurt për Art media, pas përfundimit të ceremonisë.
Më tej, Kurti u pyet nëse opozita po e zvarrit konstituimin e institucioneve nga frika se pas kësaj, Vetëvendosje do të formojë qeverinë. Edhe këtë herë, ai zgjodhi një përgjigje me ironi:
“Nuk është kollaj të analizojmë frikën e opozitës, edhe kjo është punë për analistë. Unë kryeministër, vazhdojmë tutje ose VVazhdojmë tutje”, u shpreh Kurti, duke qeshur.
Ftesa për koalicion e dërguar nga Kurti më 5 maj në adresë të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ende nuk ka marrë përgjigje zyrtare nga kjo e fundit.
Vdekja e babait të Calit, Gucati: Dhimbja bëhet më e thellë ...
Haxhiu uron Krishtlindjen: Le të sjellë ngrohtësi në zemra d...
Abdixhiku: Kosova e shqiptarët e saj kanë qenë shembull i ha...
Kurti uron Krishtlindjen
Internacionalja Socialiste mbështet VV-në dhe Albin Kurtin n...
Përparim Rama pret në takim Dafina Zeqirin, i dhuron “Hyjnes...