Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë sot se Prishtina është kthyer në xhungël betoni.
“46.000 ndërtime ilegale e kanë kthyer Prishtinën në njëfarë xhungle prej betoni”, tha Albin Kurti në diskutimin me temën “Tranzicioni, Lëvizjet Shoqërore dhe Rrënimi Urban”, të organizuar nga Qendra Multimedia, ku panelistë ishin edhe filozofi kroat Srecko Horvat dhe shkrimtarja serbe Sasha Savanoviq.
Duke folur për ndërtimet pa leje, Kurti tha se në Prishtinë është “situatë e komplikuar”.
“Të flasim specifikisht, me numra: janë 46.000 ndërtime ilegale në Prishtinë. E nuk i kemi edhe 46.000 familje që jetojnë në Prishtinë, që do të thotë se është “qytet ilegal”. S’është çudi që çdo raund zgjedhjesh cilido kandidat garon se cili do ta legalizojë më mirë qytetin”, shtoi Kurti.
Më tej, Albin Kurti theksoi se Vetëvendosja e ka luftuar “mafinë e ndërtimeve”, të cilën tha se nuk ka arritur ta shkatërrojë, por ka arritur ta zmbrapsë.
Kurti po ashtu deklaroi se vrasja e arkitektit Rexhep Luci ka qenë tragjedi për planifikim urban të kryeqytetit.
“Tragjedia ndodhi në vitin 2000 kur z. Rexhep Luci u vra. Ai ishte burrë shumë i ndershëm, arkitekt shumë i respektuar që ka qenë drejtor i Planifikimit Urban në Komunën e Prishtinës… Pas tij ndërtimet ilegale dolën si kërpudhat pas shiut”, theksoi ai. /kallxo.com
Një muaj paraburgim për dy punonjës të KEDS-it të dyshuar pë...
Kapet me kokainë një person në pikën kufitare në Morinë
Jashari: Tani ndihem 100% gati për të ndihmuar Milanin
Një punëtor humb jetën në Termocentralin “Kosova B” pas një ...
Begaj në Shkup: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, shembull b...
Rusia dhe Ukraina bien dakord për armëpushim lokal, fillojnë...