Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se tërheqja e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, nga gara për rizgjedhje, shënon “fundin e një epoke”.
Me anë të një postimi në “X”, ai tha se Kosova është një vend më i mirë dhe më i sigurt falë kontributeve të tij, shkruan Arbresh.info.
“Per dekada, presidenti amerikan Joe Biden ka qenë një nga miqtë më të mëdhenj të Kosovës dhe avokatët më të palodhur. Njoftimi i Presidentit Biden shënon fundin e një epoke. Bota — dhe veçanërisht Kosova — është një vend më i mirë dhe më i sigurt për shkak të kontributeve të tij të jashtëzakonshme. Për këtë, ne do të jemi gjithmonë mirënjohës.”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info/
For decades, @POTUS Joe Biden has been one of Kosova’s greatest friends and most tireless advocates. President Biden’s announcement marks the end of an era. The world — and especially Kosova — is a better and safer place due to his remarkable contributions. For that, we will… https://t.co/S4lzmgEhPZ
— Albin Kurti (@albinkurti) July 22, 2024
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...