Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.
Në një njoftim për media, Qeveria ka bërë të ditur se takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe emisarit gjerman do të zhvillohet në mbrëmje në orën 21:30, por pa dhënë detaje tjera lidhur me takimin.
Sidoqoftë, pritet që temë diskutimi të jenë zhvillimet në veri dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme atje, por edhe zbatimi i Marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër.
Në njoftimin e ekzekutivit nuk është bërë e ditur nëse pas takimit do të ketë konferencë për media./Arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...