Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim profesorin dhe analistin amerikan Daniel Serwer.
Kurti tha se i është mirënjohës Serwerit për analizën dhe këshillat e tij për çështje të rëndësishme për vendin, qytetarët dhe rajonin në tërësi, shkruan Arbresh.info.
“Ky ishte vetëm i fundit nga takimet e shumta që kemi pasur gjatë më shumë se dy dekadave, por ishte hera e parë që pata privilegjin ta mirëpres në Zyrën e Kryeministrit”, ka shkruar kryeministri.
“Si gjithmonë, i jam mirënjohës për analizën e tij therëse dhe këshillat e tij të mençura për çështjet më të rëndësishme me të cilat përballet Republika jonë dhe qytetarët e saj, dhe rajoni në tërësi”, shtoi ai./Arbresh.info/
A pleasure to reconnect with Professor @DanielSerwer, a great diplomat and an even greater friend of Kosova. This was only the latest of numerous meetings we’ve had over the course of more than two decades, but it was the first time I had the privilege of welcoming him to the… pic.twitter.com/x9VuS94FuE
— Albin Kurti (@albinkurti) June 27, 2024
Kurti mirëpret miratimin e buxhetit, tregon se ku do të rrit...
Komandanti i KFOR-it takohet me zëvendësshefin e Forcave të ...
Pritet të nisë protesta e tretë kombëtare e PD, mbi 1300 efe...
“Vendim i turpshëm”, Trump reagon pasi Gjykata Supreme rrëzo...
Fondacioni Behgjet Pacolli shpërndan pako ushqimore për fami...
“Kosova krah SHBA-së”, Osmani falënderon Trumpin për partner...