Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të takojë mërgatën në Oslo të Norvegjisë, me fillim nga ora 20:00.
Përmes një njoftimi nga Lëvizja Vetëvendosje, thuhet se Kurti do të jetë i shoqëruar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
“Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherazi Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të takojnë mërgatën në Oslo, Norvegji. Takimi fillon në orën 20:00 në adresën Stortingsgata Konferanse, 20 Stortingsgata, 0161 Oslo. Ky takim është pjesë e një serie takimesh që Kryeministri po zhvillon me diasporën për të forcuar lidhjet dhe për të diskutuar rolin e rëndësishëm që ka diaspora për zhvillimet në Kosovë”, thuhet në njoftiin e kësaj partie./Arbresh.info/
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...
Ligj i ri në New York – paralajmërime për përdorimin e...
Si ta ngrohni shpejt motorin e veturës gjatë dimrit – ...
A ka vitamina C efekt të vërtetë në parandalimin dhe trajtim...
Çajrat që ndihmojnë gjatë ftohjes: Si t’i përdorni saktë për...