Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u prit në takim nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava.
Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për Myftiun Tërnava për përkrahjen dhe kontributin e dhënë nga ai dhe Bashkësia Islame e Kosovës, përcjell arbresh.info.
Në takimin e përbashkët me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku u bisedua edhe për Projektligjin për Liritë Fetare. Kurti e falënderoi Myftiun Tërnava për bashkëpunimin për këtë projektligj.
U theksua se Qeveria e merr me seriozitet garantimin dhe respektimin e plotë të lirisë fetare, në mënyrë të barabartë, për të gjithë qytetarët pa dallim, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit.
Qeveria e Kosovës miraton një mori rregulloresh për të punës...
Korenica: Në mars do hyjë në agjendën legjislative për plotë...
13 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
Goditet grupi kriminal për heroinë dhe kokainë në Tiranë
Ambasadori francez thirrje kosovarëve të kursejnë energjinë,...
Selimi: Disa diplomatë më thanë që 6 pikat e Kurtit janë “ha...