Ditën e dytë të pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e vijoi me takimin me ministrin kroat të Mbrojtjes, Ivan Anušić.
Krahas marrëdhënieve bilaterale, bashkërendimit të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit të deritanishëm në fushën e mbrojtjes, diskutuan rreth mundësive të reja për bashkëpunim në fushën e industrisë së mbrojtjes.
Kryeministri falënderoi shtetin kroat dhe ministrin Anušić për raportet e shkëlqyera dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës. Ai u shpreh se me Kroacinë ndajmë vlerat dhe këndvështrimin mbi situatën gjeopolitike si dhe pajtohemi për historinë, dhe se Kosova dhe Kroacia janë vende mike, partnere dhe aleate.
Kryeministri gjithashtu e falënderoi ministrin Anušić për marrëveshjen në mes dy ministrive të Mbrojtjes për trajnimin dhe edukimin e kadetëve në Akademinë Ushtarake “Dr. Franjo Tuđman”./Arbresh.info



Moti sot me diell në Kosovë
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane