Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në Bruksel do të takohet me shefen e re të diplomacisë evropiane, Kaja Kallas.
Ky është takimi i parë i Kallas me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti që nga marrja detyrës së përfaqësueses së lartë e BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri, detyrë kjo të cilën Kallas e nisi më 1 dhjetor.
Takimet do zhvillohen në margjinat e darkës së punës të cilën presidenti i ri i Këshillit Evropian Antonio Kosta do të zhvillojë sot me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Presidenti i ri i Këshillit Evropian Antonio Kosta, për nesër (e mërkurë) sipas agjendës nga ora 09:30 do të takojë edhe presidenten e Kosovës Vjosa Osmani./rtk
Prokuroria sekuestron pasuri me vlerë 5 milionë euro në Vlor...
Vendim disiplinor në Trepçë, largohen përkohësisht 5 punëtor...
Kurti në Austri, takohet me kancelarin Christian Stocker
Numërohen 27% e votave për deputetë
Operacioni “White Star”/ Pesë të arrestuar, sekuestrohen arm...
Radoniqi: Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të s...