Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot do të marrë pjesë në homazhin përkujtimor dhe ndërgjegjësues, në nderim të kujtimit të të mbijetuarave/ëve me rastin e 19 Qershorit –Ditës Ndërkombëtare të të Mbijetuarave/ëve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës, ngjarje kjo e organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Sipas njoftimit, Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, këtë vit shënon 20-vjetorin e themelimit dhe me këtë rast ka ndërmarrë një aktivitet simbolik sensibilizues “Gjelbërimi i Ambientit” me bimë dekoruese në shenjë respekti për humbjen e të mbijetuarave/ëve, në ambientet e parkut “Heroinat”.
Homazhet do të mbahen në ora 11:00/Arbresh.info/
Osmani në 28-vjetorin e sulmit të dytë ndaj Jasharëve: Preka...
Valon Berisha refuzon ofertën e gjigantit boshnjak, pret ops...
Casemiro do të largohet nga Manchester United në fund të kët...
IKSHPK: Vaksina MMR nuk shkakton autizëm, mosvaksinimi është...
Publikohet formacioni e javës në Ligën e Kampionëve – ...
Zbulohet arsyeja trishtuese pse Konate nuk u paraqit në sfid...