Kryeministri Albin Kurti, ka folur rreth vizitave të zyrtarëve shtetërorë që i bënë ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ndodhen në paraburgim Hagë.
Ai, në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ka theksuar se sonte do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili ishte për vizitë në Hagë.
“Kam vlerësuar se është më e udhës të takohem me avokatët mbrojtës të të gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që janë në Hagë në një paraburgim të stërzgjatur sepse ka kaluar një vit e gjysmë prej se mbahen në paraburgim”.
“Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i ka vizituar ata, unë ende nuk kam arritur të takohem me të, por këtë do ta bëjë aspak më larg se sa sonte”,ka thënë Kurti./arbresh.info/
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?
Bayern Munichu e thyen rekordin e çmendur të Jose Mourinhos ...
Tragjedi ajrore në Gjermani, aeroplani bie në zonë banimi ...
Rezulton pozitiv me Hantavirus personi i 11 nga anija kanade...
Moti sot në Kosovë i vranët dhe me reshje lokale shiu