Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk i përjashton zgjedhjet e reja në katër komunat veriore të Kosovës.
Në një intervistë me gazetarin amerikan Chuck Todd në kuadër të emisionit “Meet the Press Noë” në NBC, Kurti theksoi se këto zgjedhje medoemos duhet të jenë demokratike dhe të lira.
“Kryetarët e rinj duket se nuk e kanë legjitimitetin e mjaftueshëm për shkak të pjesëmarrjes së vogël të votueseve në zgjedhje. Ne kemi bërë thirrje që të gjithë të marrin pjesë, por Beogradi u ka bërë thirrje qytetarëve serbë që t’i bojkotojnë zgjedhjet e 23 prillit”.
“Nuk e përjashtoj mundësinë për zgjedhje të parakohshme, por ato duhet të jenë fer, demokratike dhe të lira”, deklaroi kryeministri.
Tutje, i pari i ekzekutivit ka thënë se serbët e Kosovës duan të votojnë, por Beogradi zyrtar nuk po i lejon ata.
“Ne duhet ta ndalojmë Beogradin në mënyrë që të mos i bullizojë serbët e Kosovës, ata duan të votojnë”.
“Beogradi do që Lista Serbe ta prezantojë komunitetin serb. Prandaj ne insistojmë që të ketë fushatë të hapur dhe ne shpresojmë që komuniteti ndërkombëtar do të na ndihmojë në këtë drejtim”, tha Kurti./Arbresh.info
Haradinaj kujton protestën studentore të 1997: Paralajmëruan...
Tetori, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit
Sot varrosen tre terroristët serbë që u vranë në Banjskë
Politikani pro-rus fiton zgjedhjet parlamentare në Sllovaki
Rama: Qyteti i Beratit po kthehet në ekselencë të prodhimit ...
Dy ndeshje luhen sot në Superligë, spikat derbi Drita-Gjilan...