Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se ratifikimi i Demarkacionit të Mehës me Malin e Zi është legjitimim i tradhtisë së Thaçit.
Kurti ka thënë se janë bërë bashkë të gjithë në dëmtim të Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Lexoni të plotë statusin e Kurtit:
Ratifikimi i ‘Demarkacionit’ të Mehës me Malin e Zi është legjitimim i tradhtisë së Thaçit. Pasnesër ai i ratifikuar shkon në Bruksel për ta vazhduar ‘Zajednicën’ me Vuçiqin.
Ky regjim dëshiron t’i thotë Malit të Zi, Serbisë dhe ndërkombëtarëve se Isa Mustafa nuk ua kryen ‘Demarkacionin’, është Ramush Haradinaj ai që fal tokë të Kosovës; dhe, Isa Mustafa nuk ua kryen ‘Zajednicën’, është Hashim Thaçi ai që fal shtet të Kosovës. Janë të gjithë bashkë në dëmtimin e Kosovës. Janë secili të ndarë në garën e efikasitetit për dëmtimin e Kosovës. Serviliteti ndaj burokratëve ndërkombëtarë është bërë servilitet ndaj fqinjëve hegjemonë. Sepse, stabiliteti (në kurriz të drejtësisë) në Kosovë është veçse në funksion të stabilitetit rajonal (në kurriz të Kosovës).
Ndërkohë, qytetarëve tonë ua premtojnë heqjen e vizave pikërisht kriminelët që nuk duan të hiqen nga pushteti në Kosovë, e të cilëve u mbetet edhe një kusht i BE-së mandej: ta luftojnë vetveten./Arbresh.info
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë