Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, përsëriti kërkesën për dorëzimin e Milan Radoiçiqit dhe paramilitarëve të tjerë të përfshirë në sulmin e armatosur në Banjskë.
Kurti tha se këta persona janë parë edhe më afër presidentit të Serbisë, sipas tij e konfirmon se kemi të bëjmë me një grup të organizuar dhe të dirigjuar nga Beogradi.
“Tash të njëjtit janë edhe më afër se mbrojtja e afërt e presidentit të Serbisë. Kjo tregon që kemi pasur të drejtë kur kemi thënë që ky grup kriminal e terrorist është i dirigjuar, financuar nga Beogradi dhe nuk është një grup huliganësh. Janë njerëz, të cilët janë ushtruar në Serbi, i marrin urdhrat prej andej dhe kanë bërë agresion në Kosovë. Prandaj ata duhet t’i dorëzohen Kosovës. Kjo flet që ne kemi pasur gjithçka të drejtë dhe tregon gjithçka për vetë regjimin e Beogradit,” u shpreh Kurti.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...