Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti publikoi emrat e personave dhe të organizatave kriminale të cilët kanë marr pjesë në protestën e dhunshme në veri.
Ai para deputetëve të Kuvendit të Kosovës në seancën e jashtëzakonshe që po mbahet pë situatën në veri, tha se këto protesta me gjithë dashakeqësinë e tyre, shtetit të Kosovës i kanë shërbyer të bëjë identifikime të vlefshme.
“Rolin kryesor në organizmin e protestave në terren janë duke e kryer anëtarët e formacionit ilegal të ashtuquajtur ‘Mbrojtja civile’ dhe ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës ku është parë prezencë e madhe e tyre në terren.Këto protesta me gjithë dashakeqësinë e tyre neve na kanë shërbyer që të bëjmë identifikime të vlefshme”, tha Kurti para deputetëve, raporton Arbresh.info.
I pari i Qeverisë së Kosovës gjatë fjalimit të tij, bëri publike emrat e personave dhe të grupeve të përfshira në protestën e dhunshme në komunat në veri.
Mirollad Jevtiq është njëri udhëheqësit e këtij formacioni ilegale. Shtëpia e tij është shndërruar në Zveçan në bazë qëndrimi të drejtuesve të kësaj strukture. Po ashtu prezencë të madhe të përfaqësuesve politik të Listës serbe në atë shtëpi.
Po punojnë në mobilizimin e strukturave atje për prezencë më të madhe para objekteve komunale dhe duke orkestruar sulme të ardhshme.
“Miqko Jevtiq – pjesëtar i formacionit ilegale “Mbrojtja civile” në Zveçan bashkë me të Rajko Jevtiq – ish këshilltar i Listës serbe në Zveçan dhe ish drejtori në komunë, Danillo Josifoviq – i njohur me nofkën “Prki”, gjithashtu pjesëtar i formacionit ilegal “Mbrojtja civile”, Liljana Aksintejiviq ka urdhëruar të gjithë punëtorët e komunës ilegale së Zveçanit që në 06:30 të dalin para komunës. Personat që po i shohim të maskuar janë të udhëhequr nga ish kapiteni i Policisë së Kosovës, Aleksandar Filipoviq që shtirej se është i integruar në shtetin tonë. Ky është personi kryesor që po i drejton ata, tha Kurti.
Më 29 maj ka rrahur një qytetar serb në Leposaviq sepse ka qenë duke iniciuar me telefon.
Personat e maskuar që ishin pjesë e protestës së dhunshme në Zveçan janë: Nikolla Agjiq, ka hedhur koktej molotovi në Zveçan dhe është pjesëtar i organizatës kriminale serbe “Severna brigada”,
Millan Zhivkoviq po ashtu pjesëtar i të njëjtës organizatë.
Danillo Krivokapiq, Jovica llazoviq, Nikola radomiroviq. Vëllezërit Stefan dhe Dejan nedelkoviq.
Kjo organizatë kriminale në rrejte sociale ka postuar lajm që pjesëtar të grupit mercenar rus Wagner kanë arritur në Kosovë.
Po ashtu i njohur për lidhjet e tij me këtë grup paramilitar rus është edhe Damjan Knesheviq, i cili e drejton organizatën djathtiste “Narodna patrolli”./Arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, këto janë pikat që do të ...
Taksistit në Prishtinë ia grabitin 100 euro nën kërcënimin e...
Policia ndalon dy persona në Zubin Potok, dyshohet se hynë i...
Gazeta spanjolle shkruan për Vlorën: Eksploroni perlën e fsh...
21 të vdekur nga një sulm izraelit në një xhami në Gaza
OBSH miraton testin e parë diagnostikues të lisë së majmunit...