Kurti takohet me zëvendëspresidentin Choi, diskutojnë për fuqizimin ekonomik

16:48 | 3 Qershor 2023

Kryeministri i së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur dje në takim zëvendëspresidentin e kompanisë të prodhimit të automjeteve, KIA Europe, Jun Young Choi.

Më këtë rast, kryeministri Kurti e njoftoi Jun për përkushtimin e Kosovës në fuqizimin e zhvillimit ekonomik, potencialin e vendit tonë për investime si dhe për klimën e favorshme në Kosovë për kompanitë ndërkombëtare.

Po ashtu Kurti e njoftoi Jun për progresin e Kosovës në të gjithë fushat, mjedisin e përshtatshëm për biznes, progresin demokratik dhe ekonomik, sundimin e ligjit dhe për politikat e qëndrueshme ekonomike të cilat janë përparësi për investitorët e huaj.

Gjatë takimit, kryeministri tha se Kosova nga organizatat dhe institucionet e rëndësishme ndërkombëtare është vlerësuar dhe ka shënuar progres në parametrat e sundimit të ligjit dhe të zhvillimit demokratik.

Ai i ftoi drejtuesit e kësaj kompanie që të shqyrtojnë mundësitë që vendi ynë ofron për qëllimet dhe planet e kompanisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale