Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ish-deputetin e Kuvendit të Malit të Zi e Kryetarin e Partisë Forca e Re Demokratike, Genci Nimanbegu.
Gjatë takimit, Kurti njoftoi përfaqësuesit e partisë shqiptare nga Mali i Zi për situatën politike dhe ekonomike në vend, e po ashtu u diskutua dhe situata në rajon, përcjell Arbresh.info.
Kurti e përgëzoi Nimanbegu për punën e tij të vazhdueshme për shqiptarët e Malit të Zi e veprimtarinë në fushat të cilat janë me interes.
U fol dhe mbi rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Malin e Zi dhe identitetit kulturor e gjuhësor./Arbresh.info

Liverpooli i vihet pas Konrad Laimer
Trump, popullit iranian: Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe rime...
Mbretëria e Bashkuar i lejon SHBA-së t’i shfrytëzojë bazat e...
Rikthim i madh i Juventusit – Romës i ikën fitorja në sekond...
Ballkani rikthen lidershipin në Superligë – vazhdon lufta e ...
Trump: Sulmet ushtarake ndaj Iranit mund të zgjasin deri në ...