Kryeministri i vendit, Albin Kurti, priti në një takim të Ngarkuarin me punë të Ambasadës së Malit të Zi në Republikën e Kosovës, Bernard Ҫobaj.
“Krahas diskutimit rreth bashkëpunimit dhe marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, kryeministri Kurti dhe z. Ҫobaj biseduan edhe për përgatitjet në prag të Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, që do të mbahet 16 maj në Kotor të Malit të Zi, nën organizimin e Qeverisë së Malit të Zi”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Ky samit, i organizuar nën sloganin “Një rajon, vizion i përbashkët”, do të shërbejë si platformë për të diskutuar Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, me synim të përshpejtojë zhvillimin ekonomik dhe integrimin rajonal./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...