Kurti prezanton zyrtarin e Ministrisë së Drejtësisë që u bë pjesë e VV-së

20:28 | 14 Tetor 2020

Albin Kurti ka paraqitur si ardhje të re Sami Harjullahun në një postim në Facebook.

Kryetari i VV’së, Albin Kurti, së bashku me ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur ardhjen e re në VV. Ai në një postim në Facebook ka bërë të ditur se VV’së i është bashkuar zyrtari i Ministrisë së Drejtësisë, Sami Hajrullahu.

“Sami Hajrullahu ka diplomuar në Departamentin e Psikologjisë të Fakultetit Filozofik të UP-së, aty pastaj ka bërë edhe Master për Psikologji Klinike kurse tani është në procedurë të regjistrimit të PhD-së në Universitetin e Friburgut në Zvicër. Jeton në Prishtinë, punon në Ministrinë e Drejtësisë si zyrtar për rehabilitim dhe reintegrim të njerëzve që kanë rënë në konflikt me ligjin. Është ekspert gjyqësor i psikologjisë pranë Gjykatës themelore në Gjilan. Udhëheq një OJQ e cila merret me mirëqenien psiko-edukative të fëmijëve dhe të rinjve. Me prejardhje është nga Zhegra e Gjilanit, ndërkaq në Zvicër e Gjermani e ka familjen e gjerë. Me Arben Vitinë i dëshiruam mirëseardhje në VETËVENDOSJE!. Qytetarëve dhe shtetit tonë iu nevojitet një qeveri e Lëvizjes e cila pas zgjedhjeve të reja ka dijen e përvojën, vullnetin dhe guximin për ndryshimet e filluara në pranverën 2020.”, ka shkruar Kurti.

Lajmet më të lexuara