Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjørnstad.
Diskutuan për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë dhe mundësitë për thellimin e tyre me theks të veçantë bashkëpunimin në sektorin e energjisë, përcjell arbresh.info.
Kurti falënderoi Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Bjørnstad për mbështetjen e deritanishme të Norvegjisë për Kosovën dhe për kontributin e vazhdueshëm për zhvillimin dhe sigurinë e rajonit.
Ndërkaq, e njoftoi për të arriturat dhe sukseset e Kosovës në vitin që lamë pas në fushën e sundimit të ligjit, për reformat e ndërmarra, progresin demokratik dhe ekonomik.
Në këtë takim gjithashtu u diskutua për çështjet rajonale si dhe procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe nevojën për intensifikim të tij drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit.
Melisa e puth në faqe Blastën pas bisedës që patën
Rita Ora duket mahnitëse në të kuqe në eventin vjetor të ‘Am...
Djali i Hysni Gucatit: Specialja prapë e vërtetoi se është d...
Gjithçka që duhet të dini për serinë e re të Samsung Galaxy ...
Osmani u prit në takim nga Presidenti i Islandës, kërkon mbë...
Bie sërish çmimi i naftës në Shqipëri