Kurti pranon letër urim nga kryeministri i Letonisë

17:33 | 6 Qershor 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urim nga Kryeministri i Republikës së Letonisë, Krisjanis Karins.

Në urim, kryeministri Karins i ka shprehur kryeministrit Kurti përgëzimet e sinqerta për emërimin kryeministër i Republikës së Kosovës, duke i uruar njëherësh më të mirat për një mandat produktiv.

Kryeministri i Letonisë ka shkruar se e mirëpret bashkëpunimin me kryeministrin Kurti, në mënyrë që, siç ka thënë ai, të avancojmë marrëdhëniet miqësore bilaterale mes Letonisë dhe Kosovës.

Gjithashtu, i ka uruar sukses në procesin e reformave që dërgojnë drejt integrimit të mëtejshëm evropian të Kosovës./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara