Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, e ka akuzuar liderin e lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, se po bën politikë me rastin Dehari dhe po manipulon me familjen e të ndjerit.
Sipas tij, gjërat që i flet Kurti, ku akuzon institucionet e Kosovës për rastin Dehari, nuk qëndrojnë.
“Unë e kam ngritur rekomandimin e Kuvendit të Kosovës që të ndodhë një ekspertizë shtesë në një shtet të BE-së apo diku në SHBA. Unë i kam ndarë mjetet për këtë dhe kam thënë që nuk është problem mbështetja e këtij rasti. Familja kërkon që ekspertiza të ndodhë në Zvicër. Ka filluar bashkëpunimi me institutin në Zvicër dhe kjo çështje është duke u proceduar”, ka thënë Tahiri për televizionin publik.
Ai tha se “Albin Kurti po e përdorë rastin për interesa të tij politike, ashtu siç e ka manipuluar familjen Dehari edhe më herët dhe siç ka manipuluar gjithmonë me opinionin publik”.
Kurti ditë më parë kishte akuzuar Qeverinë se po e pengon hetimin ndërkombëtar për rastin Dehari.
Vrasja e 11-vjeçares në Francë, arrestohet edhe vëllai i të ...
“Investimet e huaja nuk shkatërrojnë mjedisin”, Rama: Ato nu...
Therje me thikë në Gjilan, arrestohen dy persona
Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dh...
Izraeli kryen sulme të reja në Tiro, urdhër evakuimi për ban...
Real Madrid dhe Barcelona në garë për Julián Álvarez