Kryeministri në dorëheqje i vendit, Albin Kurti në 26 vjetorin e betejës heroike të Çabratit në Gjakovë, ka përkujtuar ushtarët trima të Brigadës 137 “Gjakova” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai tha se përkundër pabarazisë së madhe në armatim, e mbrojtën me guxim qytetin dhe popullsinë civile nga agresioni barbar i forcave okupatore serbe, shkruan Arbresh.info.
“Nga këto luftime të ashpra ranë dëshmor: Kushtrim Hoxha, Ali Hoxha, Tom Gjoka, Bujar Roka, Visar Juniku, Ahmet Gjikolli, Dashmir Krasniqi, Sefedin Xërxa, Yllka Domi, Hazyr Këpuska, Ilir Berisha, Agim Haxhiavdyli, Taulant Nura, Mentor Shtaloja dhe Hamëz Zymberi.”, ka shkruar ai.
“Sot përkujtojmë sakrificën e djemve dhe vajzave që luftuan në betejën e Çabratit. Përkujtojmë të gjithë martirët e Gjakovës, që u vranë, u rrëmbyen dhe u zhdukën dhunshëm në ato ditë të errëta të majit.”, shtoi Kurti.
Mes të tjerash, Kurti nderoi edhe 1022 martirët dhe 361 dëshmorët e Gjakovës, dhe sakrificën që na mundësoi ta jetojmë lirinë e ta gëzojmë shtetin tonë.
“Si institucione e si shoqëri, angazhohemi që kujtesa historike të jetë udhërrëfyese për të ardhmen e Republikës së Kosovës. Lavdi dëshmorëve të Çabratit dhe të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës! I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!”, ka shkruar mes të tjerash Kurti./Arbresh.info/
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...