Kurti për vendimin ndaj Mlladiq: Kjo është një kujtesë se mohimi serb i krimeve të kaluara duhet të marrë fund

22:48 | 8 Qershor 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas vendimit për dënim me burgim të përjetshëm ndaj kriminelit serb, Ratko Mlladiq.

Përmes një postimi në Twtter, Kurti ka reaguar pas konfirmimit për dënim me burgim të përjetshëm ndaj Ratko Mlladiq nga Dhoma e Apelit të Gjykatës Penale Ndërkombëtarë të Kombeve të Bashkuara, transmeton arbresh.info

Kurti ka thënë se ky vendim është një kujtesë se mohimi serb i krimeve të kaluara në Bosnje Hercegovinë dhe Kosovë duhet të marrë fund.

“Krimineli famëkeq i luftës, Ratko Mlladiç, i njohur si ‘kasapi i Bosnjë & Hercegovinës’, dënohet me burgim të përjetshëm për gjenocid.

Serbia e fshehu dhe e portretizoi atë si një hero. Por ky vendim është një kujtesë se mohimi serb i krimeve të kaluara në Bosnje Hercegovinë dhe Kosovë duhet të marrë fund:”, ka shkruar Kurti./arbresh.info/

Lexo edhe: 

Konfirmohet dënimi me burgim të përjetshëm për Ratko Mlladiqin – Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara