Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka reaguar pas përurimit të Klinikës së re të Ortopedisë.
Kurti me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se kjo klinikë ofron hapësira të reja dhe teknologji të avancuar, shkruan Arbresh.info
Sipas tij çdo qytetar të mund të trajtohet dhe të marrë shërbime të dinjitetshme.
Postimi i tij:
Klinika e re e Ortopedisë, në objektin e ri, ka tre reparte, katër salla operative dhe gjithsej 22 dhoma me nga dy shtretër. Çdo dhomë ka banjon e saj, dhe është e pajisur me mekanizmin digjital të thirrjes së infermierit dhe mjekut, përveçse me ventilim qendror dhe klimatizim.
Ajo tash ofron hapësira të reja dhe teknologji të avancuar, që sigurojnë që çdo qytetar të mund të trajtohet dhe të marrë shërbime të dinjitetshme.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...