“Unë kryeministër, vazhdojmë tutje”, ka thënë kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kur është pyetur për çështjen e formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Në vënien e gurthemelit të objekteve për banim të përballueshëm dhe social në Gjilan, Kurti është pyetur se a po frikësohet opozita nga konstituimi i Kuvendit për t’i hapur rrugë formimit të Qeverisë së re.
“Nuk është kollaj të analizojmë frikën e opozitës, edhe kjo është punë për analistë. Unë kryeministër, vazhdojmë tutje ose ‘vvazhdojmë’”, ka thënë ai.
Kurti nuk ka pranuar ta komentojë as përgjigjen e mundshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës për propozimin e tij për koalicion qeverisës.
Një ditë më parë, Kurti dhe VV-ja i propozuan LDK-së marrëveshje për koalicion. Ende nuk ka përgjigje nga partia e tretë e zgjedhjeve.
Në 11 tentime nga 15 prilli Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituojë legjislaturën e nëntë. Ngërçi ka ngelur tek emri i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryeparlamentare. Albulena Haxhiu në asnjë rast nuk ka arritur të marrë më shumë se 57 vota. Kur të konstituohet Kuvendi, nisin të rrjedhë afati kushtetues prej 15 ditësh për formimin e Qeverisë.
LVV-ja dhe Kurti dolën të parët në zgjedhje me 42 për qind. Deri tash nuk është zyrtarizuar ndonjë marrëveshje politike për të siguruar shumicën.
KEDS tregon për qytetet ku sot do të ketë reduktime të energ...
Makina përplaset me murin e tunelit në hyrje të Pogradecit, ...
Vetëm ukrainasit mund të vendosin për lëshimet territoriale
U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet i dysh...
Dy persona të lënduar nga aksidenti në “Ibrahim Rugova” – dj...
Hamza: Të rinjtë janë gati për ndryshim, e pashë mbrëmë në P...