Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka replikuar në Kuvend lidhur me planin e Marti Ahtisaarit dhe Pavarësinë e Kosovës.
Duke i replikuar deputetit Armend Zemaj, Kurti tha se Pavarësia e Kosovës ka ardhur nga lufta çlirimtare e popullit, nga dëshmorët, martirët dhe intervenimi i NATO-s, e jo nga plani i Ahtisaarit.
“Deputeti Zemaj, në lidhje me planin e Ahtisaarit, duhet ta kemi të qartë se s’e kemi bre pavarësinë veç prej Ahtisaarit, por e kemi prej dëshmorëve dhe martirëve dhe pa ata nuk do e kishim. Lufta çlirimtare dhe NATO dëshmohet me martirë, e Ahtisaari vjen në fund. Është e gabueshme, e pasaktë dhe e dëmshme të thuhet kështu”, tha Kurti.
“S’ka drejtë askush të privoj popullin nga pavarësia jonë për shkak të vuajtjeve që kemi përjetuar”, theksoi Kurti./arbresh.info
Kurti për zgjedhjet në veri: Së pari të ndalet dhuna dhe të ...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, pika të rëndësishme në...
Tre ushtarë izraelitë vriten pranë kufirit me Egjiptin
Parashikimi i motit për sot
Ngjarjet e planifikuara për sot
Tre ushtarë izraelitë vriten pranë kufirit me Egjiptin