Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka dhënë detaje rreth vizitës së tij në veri.
Përmes platformës X, ai bëri të ditur se ka qenë edhe në vendin ku rreshteri Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator të vitit të kaluar.
Kurti shtoi se e ardhmja e Kosovës është e drejtë dhe përgjegjësi e të gjithëve.
“Sot vizitova 4 komunat veriore me shumicë serbe, përfshirë edhe vendin ku polici ynë, Afrim Bunjaku, u vra nga forcat paramilitare serbe në shtatorin e kaluar. E ardhmja e vendit tonë është e drejta dhe përgjegjësia e të gjithëve dhe do të punojmë bashkë për një të nesërme të ndritur”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...