Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti ka reaguar pas përfshirjes së SHBA-së në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se Kosova e përkrah qëndrimin e ShBA-ve dhe të Bashkimit Evropian rreth programit të Iranit për t’u pajisur me armë nukleare, shkruan Arbresh.info.
Tutje ai tha se siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim nuklear dhe jo më shumë bomba bërthamore që vënë në rrezik gjithë njerëzimin.
“Siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim nuklear dhe jo më shumë bomba bërthamore që vënë në rrezik gjithë njerëzimin. Posaçërisht kur shtete autoritare zhvillojnë programe për pajisje me armatim nuklear, kjo çështje bëhet urgjente dhe alarmuese. Republika e Kosovës përkrah qëndrimin e ShBA-ve dhe të Bashkimit Evropian rreth programit të Iranit për t’u pajisur me armë nukleare.”, ka shkruar Kurti.
Kryeministri në detyrë ritheksoi mbështetjen e Kosovës ndaj SHBA-ve si aleati kryesor i Republikës.
“ShBA-të janë aleati ynë kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special. Republika e Kosovës është e përcaktuar fuqishëm në mbrojtje të vlerave demokratike dhe euro-atlantike. ShBA-të janë superfuqia demokratike që duhen mbështetur.”, u shpreh mes të tjerash ai.
Ndryshe, Shtetet e Bashkuarame kanë goditur tre objekte bërthamore iraniane, duke u përfshirë zyrtarisht në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit. Objektet e goditura janë: Fordo, Natanz dhe Esfahan.
Presidenti Donald Trump e quajti këtë një “sukses spektakolar ushtarak”./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Bajrami e falënderon Kurtin që ia besoi detyrën e Kryenegoci...
Nënshkruhet marrëveshja, synohen aktivitetet hulumtuese
Zbulohet se ku dhe kur do të martohet Dua Lipa
Ndryshime në diplomaci, riformatohet shërbimi i jashtëm, kus...
Kylian Mbappe jep shenja se kë e do si trajner të Real Madri...
Ministri Krasniqi: Oferta e Kurtit për LDK-në gjeneroze, zgj...