Kurti: Nuk kemi paguar asnjë euro për energjinë e shpenzuar në veri

11:37 | 25 Nëntor 2021

Deputetka e AAK-së, Time Kadrijaj i është drejtuar kryeministrit Kurti duke e pyetur se edhe për sa kohë do të vazhdohet të paguhet rryma në veri.

Kryeministri Kurti i është përgjigjur duke i thënë se nuk kanë paguar asnjë paguar asnjë euro për energjinë e shpenzuar në veri, përcjell Klankosova.tv.

“Në pyetjen tuaj keni deklaruar se Qeveria e Kosovës ka paguar 6 milionë  euro për energjinë e shpenzuar në veri në kohë fushate, kjo është e pasaktë, Qeveria e Kosovës nuk ka paguar asnjë euro për energjinë e shpenzuar në veri”.

Tutje, ai tha se Qeveria po punon në plotësimin e rekomandimit të fundit të Kuvendit për këtë çështje.

“Ndërmarrja publike KOSTT-i ka vazhduar që të mbulojë devijimet e energjisë elektrike në këto katër komuna. Qeveria e Kosovës është duke punuar intensivisht për të plotësuar rekomandimin e fundit të Kuvendit për këtë çështje.”

“Ne po i vuajmë pasojat tani për marrëveshjet në Bruksel, më herët që janë bërë. Unë po bëjë më të mirën e mundshëm. Sa ma shpejt do të vijë dita të ndryshojë edhe situata në veri pasi është padrejtësi që po bëhet ndaj pagesës së rrymës që po konsumohet nga banoret atje”, tha Kurti. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara