462 kadetësh kanë diplomuar në gjeneratën e 61-të të Policisë së Kosovës.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti i ka uruar të gjithë ata për detyrën e re.
Sipas Kurtit, nuk ka rrugë më të drejtpërdrejtë sesa ta veshësh uniformën policore dhe ta marrësh përsipër t’u përgjigjesh nevojave dhe thirrjeve të përditshme të qytetarëve.
Kryeministri tha se zotimi i tyre për 2000 policë të rinj tashmë është përmbushur dhe po tejkalohet për gati 25%. Sot diplomoi gjenerata e 61-të e Policisë, e gjashta në katër vjet e fundit.
“Ka shumë mënyra për t’i shërbyer vendit, personalisht dhe kolektivisht, privatisht dhe publikisht, por nuk ka rrugë më të drejtpërdrejtë sesa ta veshësh uniformën policore dhe ta marrësh përsipër t’u përgjigjesh nevojave dhe thirrjeve të përditshme të qytetarëve. Gëzuar detyra e re 462 kadetëve të diplomuar, 406 burrave dhe 56 grave, shqiptarë, serbë, boshnjakë, egjiptianë, ashkali dhe romë. U pensionofshin në uniformën e Policisë së Kosovës”, shkroi Kurti në Facebook./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
462 kadetë diplomojnë në gjeneratën e 61-të të Policisë së Kosovës
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...