Kurti: Nuk ka kohë për ambicie të vogla, është koha për hapa të mëdhenj

15:08 | 24 Nëntor 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se dakordimi i djeshëm mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ka hapur rrugën për bisedime më intensive në normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

Duke përmendur se koha është për hapa të mëdhenj, e jo për ambicie të vogla, Kurti në Twitter tha se kjo duhet të bëhet duke u bazuar në propozimin franko-gjerman, të mbështetur nga ShBA-ja, përcjell arbresh.info.

Në fund, ai falënderoi ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovernier.

“Nuk ka kohë për ambicie të vogla, është koha për hapa të mëdhenj. Dakordimi i djeshme hap rrugën për bisedime intensive për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë bazuar në Propozimin e BE-së të mbështetur nga Franca, Gjermania dhe SHBA-ja. Falënderojmë ambasadorin e SHBA-së në Kosovë Hovenier për rolin, mbështetjen dhe përkushtimin e tij”, ka shkruar Kurti në Twitter./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale