Google ADS

Kurti ngushëllon familjet e tre viktimave në Jabllanicë: Qeveria e Kosovës është pranë jush

16:36 | 2 Shkurt 2025
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se me pikëllim të thellë mori lajmin për ngjarjen tragjike në Gjakovë ku në fshatin Jabllanicë tre fëmijë humbën jetën pas shembjes së një objekti të pabanuar.

Më anë të një postimi në Facebook, Kurti u ka shprehur ngushëllime familjes Mehmeti, Rama dhe Morina teksa ka thënë se Qeveria e Kosovës është pranë tyre në këto ditë të vështira, përcjell Arbresh.info

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për tragjedinë që ndodhi në Jabllanicë të Gjakovës, ku mbrëmë e humbën jetën tre fëmijë, pas shembjes së një objekti të pabanuar. Në këtë periudhë të rëndë, u shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve Mehmeti, Rama dhe Morina, duke u lutur që të gjejnë forcën për të përballuar këtë dhimbje të madhe. Qeveria e Republikës së Kosovës është pranë jush në këto ditë të vështira”, ka shkruar Kurti.

“Kjo vdekje e trefishtë ka pikëlluar mbarë popullin tonë dhe na ka tronditur të gjithëve. Tre djelmoshat u prehshin në paqe”, shtoi Kurti.
Ndryshe tre fëmijët, njëri 13 vjeç e dy të tjerë 15 vjeç do të varrosen nesër (e hënë) në fshatin Jabllanicë nga ora 14:00./Arbresh.info

LEXO EDHE:

Vdesin tre të rinj në Jabllanicë të Gjakovës, i zuri pllaka e një shtëpie të pabanuar

LEXO EDHE:

Nesër varrosen tre të miturit që humbën jetën tragjikisht në Jabllanicë të Gjakovës

Shpërndaje në rrjete sociale