Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ,gjatë fjalimit të tij në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit, ka theksuar se në qendër të reformave të Kosovës qëndron administrata publike dhe menaxhimi financiar.
Tutje Kurti ka theksuar se vlerat e Bashkimit Evropian duhet të shndërrohen në reforma për vendin, teksa mbështetja financiare nga ta do të varet “nga puna e mirë dhe performanca”.
Ai ka theksuar se sot do të bëhet dorëzimi i listës së reformave të diskutuara, ndërkaq më vonë edhe lista e projekteve indikative
“Te reforma në qendër e kemi reformën e administratës publike dhe të menaxhimit të financave publike, ndërkaq në kuadër të projekteve i kemi ato për agjendën e gjelbër, digjitalizimin, investimet në sektorin privat dhe ngushtimit të hendekut infrastrukturor”, ka deklaruar Kurti para të pranishmëve.
Kryeministri i Kosovës ka thënë se Brukseli dhe Washingotni bashkë me Ballkanin Perëndimor takohen në Shkup për rritjen ekonomike. Ka falënderuar aktorët ndërkombëtarë për këtë konferencë, duke e cilësuar si “ecje e përshpejtuar drejt BE-së”./rtk
Kurti merr pjesë në përurimin e tri ndërtesave sociale në Pr...
Trump viziton sot Kinën për takime me Xi Jinping
NATO dhe ushtria serbe nisin stërvitje të përbashkëta ushtar...
Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ...
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...