Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama, priti në takim Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneral Major Benjamin J. Corel.
Në takim u bisedua lidhur me mundësitë e zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Iowa-s, në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes.
Kryeministri Kurti u shpreh mirënjohës për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përgjithësi dhe shtetit të Iowa-s në veçanti dhënë Kosovës, në periudhat para, gjatë dhe pas shpalljes së pavarësisë. Ai theksoi rëndësinë e anëtarësimit në NATO, duke theksuar se Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç NATO-s, SHBA-së dhe BE-së.
FSK-ja, siç tha kryeministri, është institucion që gëzon shumë respekt. Ai nënvizoi nevojën për zhvillimin e mëtutjeshëm të aftësive dhe rritjen e kapaciteteve dhe sigurimin e pajisjeve të reja dhe të avancuara për FSK-në.
Duke folur për procesin e bashkë-zbarkimit të kontingjentit të FSK-së krahas trupave amerikane në misionin paqeruajtës në Kuvajt, kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e vazhdimit të dërgimit të ushtarëve të Kosovës në misione paqeruajtëse, krahas SHBA-së, aleatit strategjik të Kosovës.
Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s vlerësoi lartë raportin shembullor që shteti i Iowa-s ka me Kosovën.
Ministri Mehaj theksoi se me rritjen buxhetore prej mbi 100 milionë euro për vitin e ardhshëm, rriten edhe mundësitë për zhvillim dhe forcim të mëtejmë të FSK-së.
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...